Histori suksesi nga Code for Albania: Edhe një mundësi më shumë për të arritur majat e inovacionit.

Geart Ferhati është gjithnje i qeshur dhe entuziast për sfida të reja. Ky qendrim pozitiv, fokusi dhe puna e pandërpresë po japin rezultate prej vitesh.

Sfida e tij më e fundit duket se do të kalojë çdo parashikim. Ju prezantojmë aplikacionin I-VOTE.AL, që ngre në një nivel tjetër procesin e votimit të qeverive të nxënësve dhe atyre studentore.

Aplikacioni kërkon të nxisë pjesmarrjen dhe transparencën në proceset e votimit, nëpërmjet dizajnit tërheqës dhe gjithëpërfshirës, duke pasur në qendër të rinjtë, si dhe sigurisë së ofruar nga teknologjitë e përdorura.

30 mijë përdorues janë gati për të provuar tashmë aplikacionin në zgjedhjet e ardhshme të Qeverisë së Nxënësve dhe numri vazhdon të rritet. Një sërë interesimesh institucionale po hapin dyert e shkollave dhe instituteve ku të rinjtë presin me padurim të përdorin aplikacionin për proceset e tyre të votimit.

Por jo vetëm kaq, pasi aplikacioni mund të përdoret edhe në shumë procese të tjera ku vendimet ose konsultimet merren me votë, duke filluar nga sondazhet e deri tek vlerësimet e njohurive në grup, e shumë më tepër akoma.

Aplikacioni është ndërtuar në PHP dhe Bootstrap, me databazë në MySQL. Por gjërat mund të ndryshojnë dhe Gearti mund të ekperimentojë me teknologji të tjera.

Po si rriti Gearti deri këtu?

Merita është e gjitha e tij, sepse siç e filluam këtë blog, ai ka pasur qasje pozitive, fokus dhe angazhim të vazhdueshëm. Nga ana tjetër ai ka shfrytëzuar çdo mundësi rritjetjeje të ofruar në Tiranë: ICTAwards, Tirana STEAM Fair, Climathon Tirana, Upshift Albania, Nasa Challenge, StartUp Hackathon, Bibliotech – të organizuara nga ICTSlabs, Albanian ICT Academy dhe organizata të tjera në Tiranë.

Code for Albania u njoh me Geartin në programin për zhvillim mobile të organizuar me American Corner (AC). Në 2022 ai u shpall një ndër fituesit e Hack for Albania të organizuar në bashkëpunim me akademinë e kodimit betaPlan Coding Bootcamps dhe AC, duke marrë si çmim një bootcamp në Javascript Fullstack. Ky është një kurs katër mujor në programim nga Coding Dojo, një ndër akademitë e kodimit më të mira në ShBA, që në Shqipëri jepet pranë betaPlan. Ashtu siç pritej Gearti arriti rezultatet të larta në përfundim të kursit.

Ne shpresojmë që eksperienca e fituar me Code for Albania në programim mobile dhe ueb t’i shërbejë Geartit për të arritur suksese të tjera në vijim.

Në fakt, po presim me padurim të njihemi me sfidën e tij të radhës.