Our Volunteers

Aleksander Bello

Menaxher Inxhinierie @ WhatsApp

Pas studimeve të mesme të profilizuara në biznes te Harry Fultz, Tiranë, Aleksandri u diplomua për Shkenca Kompjuterike në California Institute of Technology. Mbas eksperiencave si software engineering intern në start up-e si Peixe Urbano, Backplane, dhe WhatsApp (Silicon Valley), Aleksandri iu bashkua kësaj të fundit përfundimisht pas diplomimit. Pas më shumë se 3 vitesh te WhatsApp, Aleksandri sot është në një rol menaxherial, ndërkohë që është përfshirë edhe në nisma të ndryshme edukative në Shqipëri nëpërmjet “Tirana Code” dhe “n2 academy”.

Ani Gurabardhi

Lindur dhe rritur në Tiranë,  Ani vendosi që studimet e larta ti vazhdonte në Gjermani për Inxhinieri Informatike. Pas njohjes dhe kontaktit të vazhdueshëm me aplikimet  më të fundit të fushës, Ani vendosi të thellohej në aplikimin e shkencave informatike në fushat e inxhinierisë civile dhe gjeodezisë, ku vazhdon të specializohet në Universitetin e Darmstadit, Gjermani. Eksperienca e marre nga studimet dhe puna e vazhdueshme shkencore kanë ngulitur tek ai një pasion për të aplikuar veten dhe vazhdimisht për të kërkuar mënyra se si të sjellë ndryshime pozitive në vendlindjen e tij.

Enea Mançellari

Lektor @ Universiteti Epoka

I lindur në Pogradec, Enea përfundoi studimet Bachelor dhe Master pranë Universitetit Epoka, Shqipëri. Ai është një student doktorature në Universitetin Teknik të Stambollit, Turqi, me fokus kërkimor rreth kompresimit të të dhënave pa humbje. Pas qëndrimit 1-vjeçar në Stamboll, Enea u kthye në Shqipëri për të punuar si lektor pranë Universitetit Epoka, ku jep leksion mbi lëndët e Algoritmikës dhe Programimit, si Analiza Algoritmike, Strukturë të Dhënash, Programim i Orientuar në Objekte dhe Hyrje në Algoritmikë dhe Programim. Ai është edhe këshillues i Klubit të Programimit dhe Klubit te Robotikës.

Enejda Murataj

Enejda eshte diplomante e Universitetit Les Roches ne degen e Menaxhimit te Hotelerise, Turizmit dhe Sipermarrjes. Eksperiencat e punes e kane cuar Enejden nga Zvicra, ne Paris e New York. Nje rrugetim ky qe vetem e ka rritur pasionin e Enejdes per te sjelle ne vend pak nga ai mentalitet qe i ben keto vende te qendrojne ne ball te ekonomise dhe teknologjise ne bote. Fituese e cmimit te 3-te te idese me inovative dhe implementimit te planit te biznesit me te mire nga SeedStars, si dhe pjesemarrese ne kompeticionin e Inovacionit ne Hoteleri nga Universiteti i Hages, Enejda beson fort se te menduarit jashte kornizave eshte menyra e vetme per nje te ardhme me te mire.

Ersejda Mançellari

Ersejda kreu studimet Bachelor në Universitetin Epoka për Informatikë Ekonomike. Pas një eksperience prane zyrës së karrieres dhe klubeve studentore të Universitetit ajo vendosi t’i thellojë më shumë njohuritë e saj në fushën e tekonologjisë. Kështu zhvendoset në Mannheim, Gjermani per te ndjekur nje Master ne Data dhe Web Science, një kombinim mes matematikës, statiskikës dhe shkencave kompjuterike. Ndërkohë Ersejda është gjithashtu pjesë e “programHer,” një komunitet i cili ka në focus promovimin e vajzave të suksesshme në teknologji. Një ndër pasionet e saj është të punojë me nxënës, dicka qe Ersejda e ndjek permes punës si asistente ne lëndët e Teknologjise se Informacionit në kolegjin Mehmet Akif dhe Code for Albania.

Joana Vukatana

Inxhiniere Software @ Novartis

Lindur e rritur ne Tirane deri ne fund te shkolles se mesme, Joana ndoqi studimet e larta ne Shkenca Kompjuterike ne Northeastern University ne Boston, ShBA. Aty Joana pati mundesine per te marre aftesi ekstensive ne tutorim dhe mesimdhenie, c’ka mundesoi nje qasje te suksesshme te saj ne disa nga kompanite me dinamike ne Silicon Valley si HubSpot dhe Turo. Tashme Joana punon prane nje prej kompanive me te medha te farmaceutikes ne bote, Novartis, duke mundesuar shkenctare, me aftersite e saj ne zhvillimin e software, ne zhvillimin e kurave per semundje onkologjike etj. Joana gjithashtu punon fort per te murosur barazine gjinore ne fushat STEM, ne ShBA e ne Shqiperi.

Ori Hoxha

Bioinxhinier @ Illumina

Lindur dhe rritur në Tiranë, Ori, ndoqi studimet e larta për Bioinxhinieri në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Papritur në Silicon Valley, Ori, ndërkohë që aplikonte pasionin e tij duke studiuar e duke bërë punë kërkimore në bioinxhinieri, mori një ekspozim ekstensiv edhe ndaj sipërmarrjes dhe mentalitetit të nevojshëm për të ngritur pyetje ndaj status quo-së. Me eksperiencë pune në sektorë të ndryshëm të Biotech dhe Medtech, e nga korporata të mëdha deri te start up-e të përbërë nga 5 punonjës, Ori tashmë është  përqëndruar në optimizimin e proçesit të sekuencimit të ADN-së te Illumina.

Zerina Bruci

Lead Albania Fellow @ Kryeministria

Zerina, diplomuar në Ekonomiks dhe Administrim Biznesi, ka ndjekur nje rrugë të gjatë për të ndërtuar ekspertizë në aspektin akademik duke studiuar edhe në Universitetit e Këlnit, Gjermani dhe atë të Vjenës, Austri. Gjatë eksperiencës së punës me zonat e zhvillimit ekonomik në Ministrinë e Ekonomisë dhe Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, Zerina, pati mundësinë të shihte potencialin që zhvillimi i inovacionit ka në ekonominë e Shqipërisë. Në botën e sipërmarrjes Zerina gjithashtu ka punuar si analiste investimesh në Silicon Valley dhe konsulente e projekteve të inovacionit në Ernst and Young, Gjermani, duke krijuar nje botëkuptim të plotë rreth ekosistemit.

Joana Vukatana

Konsulente E Rrezikut Kibernetik @ Deloitte LLC 

Arsela, e rritur në Tiranë, përfundoi studimet e saj në Brooklyn College, New York për Ekonomiks. Pasioni i saj për Ekonometrinë dhe studimin e të dhënave bënë që Arsela të vazhdojë arsimin pasuniversitar për Data Analytics në Columbia. Gjatë studimeve, Arsela u njoh me blockchain, machine learning, dhe deep learning fale te cilave ajo fitoi shume konkurse mbi modelimin e te dhenave. Tashmë te Deloitte, Arsela është shumë e apasionuar për të ndarë eksperiencën e saj me të rinjtë në Shqipëri.


APLIKIMET PËR INSTRUKTORË 
NË PROGRAMIN 
CODE FOR ALBANIA

Behu pjesë e ekipit të alphaPlan

Apliko